zoom

Blog

Nuk po vdesim për bukë, por ky sharlatan po na vjedh edhe vdekjen!

Ndoshta asnjëri nga ne nuk vdes realisht për bukë. Por ne vdesim nga pak çdo ditë nga mungesa e shëbimit shëndetësos dhe ankthi se nuk mund t’i përballojmë spitalet private. Ne vdesim nga pak për shkak të një sistemi arsimor të rrënuar dhe sakrificat për t’i çuar fëmijët në shkolla private.

Na ikin shumë vite jetë me ankthin se nuk kemi mundësi të blejmë një apartament, nga pislliku dhe ajri i ndotur apo dhe nga e banditët rrugëve që sillen si zotër.

Na shkurtohet jeta nga mungesa e një sistemi ku mund të gjejmë drejtësi. Të gjitha këto dhe të tjera na vdesin çdo ditë.

Bashkë me talljen kanceroze që ai që mban përgjegjësi për sa më lart na e ofron pa kursim. Të gjithë ne do vdesim një ditë, mbase jo për mungesën e bukës, por me brengën që e lamë një sharlatan të tallet me vdekjen tonë mjaftueshëm për të na vjedhur dhe vdekjen. *Titulli është i redaksisë