zoom

Politikë

Nuk më doni mua? Rama: Shkoni përputhuni, e patë rrëmujën dje? Yyyyyyy

Nga Durrësi, Edi Rama ka sulmuar sërish Lulzim Bashën për mitingun hapës të fushatës së zgjedhjeve, që PD-ja mbajti dje në sheshin “Nënë Tereza”. “A e patë cfarë rrëmuje u krijua dje? Ashtu është mënyra si janë ata, ADN-ja e tyre, uuu, oooo, yyyy, krijo një situatë agresive dhe e padurueshme, ata janë përçarës sepse kanë qenë gjithmonë minorancë pas 1992, e para dhe e fundit herë që kanë fituar” tha ai.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri bëri edhe disa batuta. “S’e do Edi Ramën? Po pune e madhe fort, po pagën tënde e do? Do të çosh më shumë apo më pak? Nëse s’e do Edi Ramën, kaloje te sporti apo te ato telenovelat turke, ose shko te ajo “Për’puthemi”, përputhu edhe vetë atje. Por ti mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Ramën”.

Në fund një këshillë për durrsakët. “Zgjedhjet në këtë qark janë për të mos humbur trenin e ri të kohës. Kur unë marrë përsipër diçka, asnjëherë nuk e lë në mes të rrugës, pavarësisht se mund të marrë më shumë kohë, por jo për shkak se unë fle gjumë. Kush e parashikonte tërmetin apo pandeminë? Raste të caktuara bëjnë të që mos e arrij ta mbaj fjalën, por kurrë të mos dorëzohem”./ABC/