zoom

Stil

“Nuk kam më frymëzim”/ Është larguar nga Shqipëria, Vesa Luma flet për jetesën në Zelandën e Re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma dhe Big Basta janë larguar nga Zelanda e Re për të kaluar disa ditë pushimi në Shqipëri.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në “PodCast”-in e Mira Kazhanit ku ka folur për jetën e saj në Zelandën e re dhe për lidhjen disavjeçare me reperin.

Vesa rrëfeu se jetesa atje i ndryshoi asaj humorin, i dha qetësinë por i mori frymëzimin.

“Nuk kam më frymëzim”, u shpreh artistja nga Prishtina.

“Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam pasur ndihmën e nënës (të cilën e ka psikologe) dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë”, shtoi ajo.

Ndër të tjera, këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” u shpreh se shpesh herë Instagrami është si një spektakël fotografish të lumtura dhe të bukura por që gënjejnë për lumturinë e të tjerëve.