zoom

Aktualitet

Nuk ka qetësi, kërcet arma tek “21 dhjetori” në Tiranë

Pak më parë u regjistruan të shtëna me armë zjarri në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë. Ndërkohë, tashmë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen në fjalë. Burime bëjnë me dije se brenda një lokali të zonës, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në sherr e sipër, një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit që kishte me vete dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik në zonë. I riu ende i paidentifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në ndjekje të tij është vënë policia.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun që solli përplasjen e të rinjve brenda lokalit.