zoom

Sport

Nuk ka fitues në Elbasan mes Partizanit e Teutës

Partizani-Teuta mbyllet pa fitues. Një duel i luftuar, me pak hapësira e raste, që përfundoi me rezultatin 0-0 dhe dy skuadrat ndajnë vendin e tretë dhe të katërt, duke mbetur pas Vllaznisë dhe Laçit që janë në krye.

Emiljano Vila ishte ai që rrezikoi për Teutën në pjesën e parë, me një goditje me kokë, kurse nga ana tjetër Çinari dhe Bardhi tentuan të befasojnë me goditjet nga distanca. Gjuajtja e mesfushorit ishte e rrezikshme dhe detyroi portierin Frashëri të ndërhynte.

Pa gola pjesa e parë, ndërsa në të dytën Blerim Krasniqi kishte një mundësi të mirë shënimi. Sulmuesi goditi mbi traun e portës, kurse më pas Jasir Asani preferoi të mos shërbente për shokët e skuadrës dhe goditi jashtë.

Në minutën e 74-t Bitri shënoi një gol, që u konsiderua në pozicion jashtë loje. Deri në fund përpjekjet e të dyja skuadrave shkuan dëm, duke u mbyllur gjithçka në 0-0 dhe Teuta e Partizani morën vetëm nga një pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E DIEL, MË 21 MARS, ORA 16:00

PARTIZANI-TEUTA 0-0
PARTIZANI:
Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari (Cara 79′), Cordeiro (Stenio Junior 79′). Trajner: Ilir Daja.
TEUTA: Frashëri, Todorovski (Beqja 57′), Hoxha, Arapi, Kouros (Jackson 61′), Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi (Plaku 61). Trajner: Edi Martini
Kartonë të verdhë: L. Vila 51′, Kouros 53′, Jackson 69′, Aleksi 73′