zoom

Të gjitha

Nuk i ndahet për asnjë moment! I biri i hyn papritur në studio Bora Zemanit

Gjatë këtyre ditëve, Bora Zemani ka marrë vazhdimisht me vete në punë djalin e saj, Arborin. I vogli është njohur nga afër me konkurrentët e “Për’puthen” dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Shpesh konkurrentët kanë publikuar foto e video me Arborin, i cili i shoqëron ata edhe gjatë regjistrimit të emisionit.

Madje sot gjatë transmetimit të “Për’puthen”, Arbori ka hyrë papritur në studio. Duke qenë se ai është ende i vogël nuk mund të bëjë një ndarje mes prapaskenave dhe momenteve që xhirohet, ndaj nuk është menduar dy herë që të hyjë në studio. Mirëpo Bora e largoi me shpejtësi dhe ju kërkoi falje të gjithëve.

“Më falni se mu prish emisioni nga djali. Të dua shpirt! Vetëm se duhet të më shohësh nga aty (prapaskena) jo në studio”, ju drejtua Bora të birit teksa i dhuroi nga larg një puthje.

Bora Zemani ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të birin, sepse ai ka ardhur në jetë kur ajo ishte ende shumë e re. Shpesh në intervista moderatorja është shprehur se është rritur bashkë me Arborin dhe se ardhja e tij në jetë e ka ndryshuar shumë. Për këtë arsye nënë e bir janë gjithmonë të pandarë, ndaj Arbori ka nisur ta shoqërojë Borën kudo tashmë që është rritur edhe pak më shumë.