zoom

Të gjitha

“Nuk duroj dot më skenare”, Atdheu shpërthen ndaj Antonelës dhe zbulon të fshehtat e tyre

Mbrëmjen e sotme në “Për’puthen” pati për herë të parë një përballje treshe mes Antonelës-Mevlanit-Ledjanës. Antonela iu kthye Ledjanës shumë ashpër, duke u shprehur se të premtën e javës së shkuar ajo i shkatërroi takimin me Mevlanin për të marrë vëmendjen e të gjithëve. Debati mes vajzave vazhdoi gjatë, ndërsa Mevlani tha në fund se është akoma i pavendosur se cilën prej tyre pëlqen më shumë.

Në këtë moment ndërhyri Atdheu, i cili tregoi se më herët ka shkëmbyer një puthje me Antonelën. Këtë gjë e pranoi dhe Antonela, që tha:

“Ka ndodhur tek inaugurimi i lokalit të tij më ka përcjellë në shtëpi dhe më ka puthur në makinë”.

Ndërkohë Atdheu tha se Antonela ecën me skenar në program dhe se po luan me të gjithë. Ai publikoi dhe një video që Antonela kishte bërë para se të hynte në program, ku shprehej se Atdheun do e injoronte e nuk do dilte në takime.

“Kjo bën skenare dhe nëpër takime. Nuk duroj dot më skenare. 3 herë më ka prerë në besë më ka thënë në prapaskenë jo do dalim dhe 3 herë ma ka futur. Kërkoji falje Ledjanës dhe Mevlanit”, tha Atdheu.

Ndërsa Antonela u shpreh se Atdheu tashmë është bërë nervoz dhe xheloz, ndaj sot nxori këto të fshehta. Nga ana tjetër Atdheu nuk e pranoi këtë gjë, duke u shprehur në fillim ka pasur pëlqim për Antonelën, por me kohën gjithçka u zbeh.

Ndërkohë para emisionit, Antonela bëri një reagim në rrjete sociale. Ajo u shpreh se Atdheut ia ka vjedhur puthjen dhe se ai është mashkull i pabesë që publikoi sot këto fakte.

“Kazanova nuk i vidhte puthjet, prandaj në histori nuk mbesin kazanovat në tentativë (me puthje të vjedhura), prandaj ndarja e një momenti intim me një femër që për më tepër nuk është i vullnetshëm plotësisht, nuk të bën as Don Zhuan e as të dëshiruar, të bën një mashkull të pabesë, i cili përveçse përfitoi nga rasti i parë, sigurohet të bëjë publike pisllëqet qe vetë ai bën. Një ‘puthje’ e vjedhur tregoi karaketrin e Don Zhuanit Atdhe, që më ndihmoi mua të bëj diferencë në pëlqimet e mia të fillimit”, shkroi Antonela.