zoom

Aktualitet

Nuk do ta besoni deklaratën e Federatës së Transportit për grevën në Rinas

Në mesin e akuzave mes Ramës, Ballukut, Metës, Bashës e Berishës për ndërprerjen e fluturimeve në Rinas, ka reaguar edhe Federata e Transportit dhe Telekomunikacionit pranë Konfederatës së Sindikatave.

Reagimi bie në sy sa për qëndrimin, ashtu edhe për gjuhën e përdorur.
Kryetari i kësaj sindikate thotë se “qëndron pranë qeverisë”  dhe kërkon t’u “jepet mësimi i duhur” atyre që tentuan të bllokojnë fluturimet.

Në fund të ketyre reshtave, që me siguri kanë ekzaltuar nostalgjikët e komunizmit të Enver Hoxhës, kreu i Federatës nuk ngurron as të vërë emrin e tij.

Zoom.al po e publikon të plotë deklaratën.


DEKLARATA

 

Federata e Transportit dhe Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë(KKSH) me indinjatë mëson për ndërprejen e punës nga kontrolloret e ALBCONTROL,të stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës.

Jemi pranë Qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzve.

Në këtë kohë pandemie nuk ka greva,por solidaritet me njëri-tjetrin.

 

Me konsideratë,

Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH

Tonin Gjinaj