zoom

Të gjitha

Norvegjia shfuqizon të gjitha masat antiCovid, kryeministrja: Tani mund të jetojmë normalisht

Norvegjia ka vendosur të shfuqëzojë të gjitha masat e marra për shkak të pandemisë.

Duke nisur nga dita e nesërme nuk do të kërkohet më distanca sociale, klubet e natës mund të rihapen dhe restorantet mund të pranojnë klientë si në kohëra normale, njoftoi kryeministrja Erna Solberg në një konferencë për gazetarë.

“Janë bërë 561 ditë që nga koha kur ne i vendosëm masat më të ashpra në Norvegji në kohë paqeje. Tani ka ardhur koha për t’u rikthyer në përditshmëri normale”, tha ajo.

Vendimi është pjesë e një plani me katër faza për t’i larguar masat e vendosura në fillim të pandemisë vitin e kaluar.

Megjithatë, zbatimi i fazës së fundit është shtyrë disa herë për shkak të shkallës shqetësuese të infeksioneve.

“Pas një kohe të shkurtër, ne tani mund të jetojmë normalisht”, tha shefja në largim e qeverisë norvegjeze.