zoom

Stil

Noizy tregon pse e mbështet Luizin: I vetmi që ka sakrifikuar shumë për lojën

Reperi Noizy ka dalë publikisht në mbështetje të Luiz Ejllit, në kohën që ky i fundit ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, madje ka premtuar edhe bashkëpunime me të.

Së fundmi, në after-partyn e “Big Brother”, Noizy është pyetur pse ka dhënë gjithë këtë mbështetje për Luizin dhe përgjigja e tij ishte:

“E mbështeta se e ndjeva që ia vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…”