zoom

Politikë

“Noi llokëm përdoruesit të SHQUP”, Ylli Manjani reagon për projektin e kullave të selia e PD

Ndaj lajmit të publikuar nga Zoom.al për projektin e ndërtimit tëq kullave në territorin e selisë së Partisë Demokratike, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili thotë se partitë politike i kanë godinat në përdorim dhe jo në pronësi. Ndaj sipas tij Kodit Civil përcakton se përdoruesi, në këtë rast Partia Demokratike, vetëm e posedon dhe gëzon godinën, por nuk e tjetërson dot.

Ndaj thotë Manjani ccdo marrëveshje që mund të bëjë PD për këtë objekt është e pavleshme.

“Nëse dikujt i ka le n’zemër ti japë noi llokëm përdoruesit të SHQUP, i cili nga ana vet është më së paku me legjitimitet të dyshimtë, është hesap tjetër”, shkruan Manjani. 

 

Statusi i Manjanit

 

Sa për informacion ligjor, Partitë Politike që marrin ndërtesa nga shteti nuk i kanë në pronësinë e tyre ato (ndërtesat pra).

 

Sipas ligjit për Partitë Politike këto ndërtesa janë thjesht në PËRDORIM. Madje ligji e përcakton edhe llojin e kontratës që Partia përkatëse lidh me agjensinë shtetërore. Kjo është HUAPËRDORJA (neni 22/1 i ligjit për Partitë Politike). 

 

Pra nuk kalon pronësia, por thjesht jepet në përdorim. 

 

Dhe përdorsuesi/nëdorësi, nuk është pronar i pronës. Sipas Kodit Civil përdoruesi vetëm e posedon dhe gëzon sendi, por nuk e TJETËRSON dot. (Ky mësim mësohet që në vitin e dytë juridik).

 

Kështu që nëse dikujt i ka le n’zemër ti japë noi llokëm përdoruesit të SHQUP, i cili nga ana vet është më së paku me legjitimitet të dyshimtë, është hesap tjetër. 

 

Por ligjërisht godina e SHQUP është në pronësi të shtetit. Nëse ka letra pronësie ndryshe nga kjo llogjikë ligjore, janë absolutisht të pavlefshme.