zoom

Slider

Njihuni me të vetmin djalë shqiptar që punon si mami në maternitet

5 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Mamive. Liburn Dema djali nga Prishtina është ndër të vetmit meshkuj mami. Ai punon në Spitalin Obsetrik dhe ka treguar për “ABC e Mëngjesit” se ky profesion është krejt normal.

Liburni është shprehur se mjekësia është një punë humane dhe nuk ka lidhje me specialitetet.


“Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami. Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë. Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion”, u shpreh ai.

Më tej, ai ka treguar se është baba i dy fëmijëve, por nuk ka asistuar në lindjen e tyre: “Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë. Me vajzën nuk kam pas mundësi se kam qenë pa punë dhe duhet të lindte urgjent, pasi gjendja nuk ishte e mirë. Ndërsa me djalin kam qenë te dera pasi nuk mu lejua se isha pjesë e stafit”.


Liburni ka theksuar se ky profesion ka edhe vështirësitë e tij, të cilat lidhen me ndjesitë emocionale.

“Vështirësi është kur bebi është I vdekur dhe duhet të kryet lindja. Është shumë e vështirë emocionalisht, pasi nëna duhet ta lindë të vdekur”, rrëfeu ai.