zoom

Aktualitet

Njihuni me parashikimin e motit, 7 prill 2021

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Gjatë pasdites dhe natës vranësirat do t’i lënë vendin kthjellimeve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15°C.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.