zoom

Politikë

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Shqipëria, me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sërish te një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama, sic ai i quan, 26 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat thekson se Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon.

“26 ditë deri më 25 prill. Cili është vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon? Shqipëria! Shqipëria ka sot nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe ndër më të lartët në Evropë”, shkruan Basha.