zoom

Politikë

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Biznese e familje janë zhytur në borxhe

Kur na ndajnë vetëm 27 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur tek një tjetër ‘dështim’ i kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje nga ai.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, lideri demokrat thekson se niveli i huamarrjes informale në vendin tonë në këto vitet e fundit është më i lartë.