zoom

Politikë

“Një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer”, voton Jozefina Topalli

Këtë të diel, qytetarët shqiptarë janë duke votuar për të zgjedhur qeverinë që do t’i përfaqësojë për katër vitet e ardhshme.

E në kuadër të këtyre zgjedhjeveka votuar edhe drejtuesja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë kandidon në disa qarqe. Sot, ajo ishte e shoqëruar nga familjarët e saj dhe para mediave u shpreh se “sot nis një kapitull i ri për shqiptarët”.

“Unë jam e sigurt se ndryshimi fillon te kutia e votimit. Dhe sot është një ditë kur do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste, një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot, fillon një kapitull i ri”, tha Topalli në fjalën e saj.