Aplikacion
Kjo është shuma që ai shpenzoi, më 20 nëntor, për të blerë “The Comedian”, veprën e famshme dhe të diskutueshme të artistit Maurizio Cattelan, bananen e ngjitur në mur me shirit ngjitës.
Dhe në momentin e blerjes së frutit, në një ankand në Sotheby’s në Nju Jork, manjati deklaroi synimin e tij për ta ngrënë bananen. Dhe kështu bëri.
“Është shumë më e shijshme se shumë banane të tjera”, tha Justin Sun.
Duke paguar 6.2 milionë dollarë në Sotheby’s, koleksionisti kinez, i cili është edhe themeluesi i platformës Tron, mundi gjashtë konkurrentë të tjerë për të fituar veprën e krijuar në vitin 2019 nga artisti paduan.
“Nuk është thjesht një vepër arti”, tha Sun për Sotheby’s.
Manjati, i cili ka një Giacometti 78 milionë në koleksionin e tij të blerë në vitin 2021, ndoqi ankandin nga Hong Kongu dhe kishte paguar në kriptovaluta.
Sapo i ra në dorë “Komediani”, ai tha se donte ta hante “si pjesë e kësaj eksperience unike artistike, duke nderuar rolin e tij si në historinë e artit ashtu edhe në kulturën pop”.