Meghan Markle dhe Princi Harry kanë kaluar disa vite bashkë, të mbushura me drama, por ata kaluan përvjetorin e tyre të dytë të martesës në një mënyrë shumë të ngjashme me 2020-ën. Siç është raportuar në “Town and Country”, përvjetori i dytë u festua sërish në karantinë, ndërsa ata ishin akoma duke qëndruar në shtëpinë e Tyler Perry në Kaliforni. Ky informacion vjen nga një version i përditësuar i Finding Freedom, i shkruar nga Omid Scobie dhe Carolyn Durand dhe që përmban informacione të reja në lidhje me jetën e çiftit që kur doli libri vitin e kaluar.
“Me mbylljen e restoranteve, çifti duhej të bëhej pak kreativ për festimet e përvjetorit të dytë në shtëpi, kështu që kanë kaluar një pjesë të ditës duke parë prapa në vitin 2018 festimet e dasmës, të ftuarit përfshirë dhe ceremoninë magjike në Kështjellës Windsor, “sipas burimeve.
“Ata e mbyllën ditën me ushqimin e preferuar, atë meksikan të porositur nga një restorant i njohur, dhe i shoqëruar me pijen margarita alkoolike për Harryn, jo alkoolike për Meghan.