zoom

Bota

Një falënderim për ndihmën gjatë pandemisë, Franca i jep nënshtetësinë 12 mijë punëtorëve të huaj

Franca iu ka dhënë nënshtetësinë 12 mijë punëtorëve të huaj, si falenderim prër ndihmën që i kanë dhënë vendit gjatë periudhës së pandemisë.

Bëhet fjalë për kategorinë e punonjësve, si infermierë, sanitarë, punonjës të sigurisë, kujdestarë të moshuar.

Për këto profile procedura e nënshtetësisë u ul nga 5 në 2 vite, me thjeshtësim të kritereve burokratike për të aplikuar. Si pasojë, nga 16 mijë kërkesat, 12 mijë u pranuan.

“Këto punëtorë iu përgjigjën thirrjeve të kombit, pra është normale që kombi të marrë përgjegjësi për to, dhe t’i falënderojë”, deklaroi ministrja për Nënshtetësinë, Marlene Schiappa.