zoom

Aktualitet

Një ditë pasi u fal nga ILD, del para vettingut gjyqtarja e ‘Tik-Tok’

Gjyqtarja e Elbasanit, Ekleda Kapedani, cila ishte protagoniste në media në maj të vitit për shkak të publikimit të disa videove në Tik-Tok, të realizuara në zyrë, ka dalë sot para KPK, ku po zhvillohet seanca e vettingut.

Në lidhje me skandalin e publikimit të videove në Tik Tok, gjyqtarja u shpreh se ajo është ndjerë përgjegjëse dhe se është vetëofruar të ndëshkohet përballë kolegëve, por theksoi se organet kompetente, kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Sipas saj, për videot ka dhënë një vendim KLGJ, që e pezulloi nga detyra, dhe se për këtë ajo nuk mund të gjykohet dy herë.

As ILD, as KLGJ nuk arritën të provojnë nxjerrjen e videove nga ana ime. Telefonin e kam patur në një servis. ILD vlerësoi se  mbetet e paprovuar nga dolën videot edhe pse çdo dyshim shkon në favor të magjistratit personalisht kam ndjerë përgjegjësi dhe jam vetëofruar të ndëshkohem përballë kolegëve, miqve, familjes. Organet kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Vendimet e KLGJ janë vendime quazi gjyqësore që kanë efekte gjyqësore. Pra për videot jemi përpara një vendimi gjyqësor të KLGJ dhe s’mund të gjykohem dy herë”, ka thënë Kapedani.

Sipas gjyqtares, ajo po goditet pasi nuk ka lejuar që të përdoret nga prokurorët  e Prokurorisë së Elbasanit për shkeljet e tyre.

“Arsyeja që më goditën mua është se nuk kam lejuar kompromise, nuk kam lejuar të përdorem nga prokurorët e prokurorisë të Elbasanit për shkeljet dhe mos veprimet e tyre. Nga përmbajtja e denoncimeve, unë kuptoj se kush i ka bërë ato dhe përse dhe dua që ju të mos bini në grackën e tyre. Ajo që ka rëndësi është që përfaqësuesi i ONM të mos bjerë në grackën e tyre, e kuptoj që është e vështirë te kuptojë intrigat por pres ta kuptojë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë pranoi ndjesën e gjyqtares për publikimin e videove, duke vendosur ndaj saj masën  disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për 6 muaj.