zoom

Aktualitet

Një ditë pas vetëdorëzimit të Habib Rexhës, gjenden makina dhe arma me të cilën vrau Arjan Gosën

Policia ka gjetur armën me të cilën Habib Rexha vrau Arjan Gosën pasditen e së dielës (21 maj) dhe makinën që përdori për tu arratisur nga vendngjarja.

Mësohet se ai kishte fshehur armën dhe makinën në zonën e Plazhit në Durrës, me qëllim për të humbur gjurmët.

Armë është dërguar në laboratorin e kriminologjisë, me qëllim për t’u parë nëse kjo armë është përdorur apo jo në krime të tjera.

Habib Rexha u vetëdorëzua pasditen e së martës (23 maj) pas negociatave me familjen.