zoom

Politikë

Një ditë pas ndërhyrjes urgjente, Rama del nga spitali

Pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e apendisitit, kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT. Kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes (rreth orës 06:00).

Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.

Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi (jo me thikë dhe u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve duke qenë se gjendja e tij ishte e mirë. Ndërsa koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.