E premte, 2 Qershor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Lifestyle

Një astronaut kanadez fluturon drejt Hënës

03/01/2021
in Lifestyle
0
Një astronaut kanadez fluturon drejt Hënës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Radio Canada ka bërë të ditur sot që një astronaut kanadez do të marrë pjesë në udhëtimin e ardhshëm me njerëz drejt Hënës. Lajmi i referohet deklaratës së Ministrit të Inovacionit, Shkencës dhe Industrisë Navdeep Bains.

Ministri Bains ka pohuar që Agjencia Kanadeze e Hapësirës dhe NASA kanë nënshkruar Traktatin e Stacionit Hapësinor Gateway në bazë të cilit Kanadaja do të marrë pjesë në misionet Artemis që do të realizojnë ndërtimin e një stacioni të ardhshëm hapësinor hënor. Traktati në fjalë gjithashtu parashikon që një astronaut kanadez të jetë pjesë e misionit Artemis II në 2023, misioni i parë hënor me njerëz që prej vitit 1972.

Emri i astronautit kanadez i cili do të marrë pjesë në ekuipazhin e ardhshëm hënor nuk dihet ende. Gjithmonë ky vendim merret sa më vonë që të jetë e mundur çka krijon kohë të mjaftueshme për trajnim ka shpjeguar me tone entuziaste në një intervistë me ICI RDI astronauti kanadez me origjinë nga Québec City, 50 vjeçari David Saint-Jacques, sipas të cilit, “ky është një lajm mahnitës, që duhet t’i bëjë krenarë të gjithë qytetarët kanadezë”.

Ndërkohë, disa kompani kanadeze do të marrin pjesë në procesin e përgatitjes së Canadarm 3 të destinuar për stacionin Gateway, që do të kontrollohet në distancë nga një qendër kontrolli në Kanada. Evropa dhe Japonia gjithashtu janë pjesmarrëse në këtë projekt ndërkombëtar.

Anija kozmike Orion – Foto NASA

Kapsula Orion do të jetë anija kozmike që do të lejojë transportin e ekuipazheve të misioneve Artemis. Stacioni Gateway, ndryshe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS), nuk do të ketë ekuipazh të përhershëm në bordin e vet, ndërsa misionet me njerëz do të shkojnë atje të paktën një herë në vit. Canadarm 3 do të jetë përgjegjës për pjesën më të madhe të funksionimit të tij. Si në rastin e ISS, modulet e stacionit do të bashkohen me radhë një nga një. Dy modulet e para do lëshohen drej hapsirës në të njëjtën kohë në vitin 2023, pastaj do të shtohen module të tjera.

Stacioni hënor Gateway do të përbëhet nga module të kërkimit shkencor dhe module të banueshme. Katër astronautë do mund të jetojnë atje për një maksimum prej tre muajsh në të njëjtën kohë. Ata parashikohet të zbresin mbi sipërfaqen e Hënës për të kryer eksperimente shkencore dhe për të testuar teknologji të reja. Kësisoj, Gateway do të stërvisë astronautët për misione të gjata në përgatitje të udhëtimeve drejt planetit Mars.

Ilustrim artistik i Stacionit hapësinor Gateway – Foto NASA

Misionet Artemis

Artemis I planifikuar për në vitin 2022: fluturim provë pa pilot i anijes Orion.

Artemis II i planifikuar për në vitin 2023: Fluturimi i parë me personel i Orionit.

Artemis III i planifikuar për në vitin 2024: femra e pare astronaute në Hënë dhe pas saj një astronaut mashkull.

Platforma e hedhje së raketave NASA

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: astronaut kanadezhena

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Zbulimi i rëndësishëm, Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka
Bota

Zbulimi i rëndësishëm, Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka

21/03/2023
Jeni kurioz? Ja sa është ora tani në hënë
Lifestyle

Jeni kurioz? Ja sa është ora tani në hënë

25/01/2023
Hëna do ju bëjë super të ndjeshëm gjatë kësaj dite… çfarë thonë yjet për ju sot
Lifestyle

Hëna do ju bëjë super të ndjeshëm gjatë kësaj dite… çfarë thonë yjet për ju sot

23/12/2022
Bëhuni gati! “Hëna Luleshtrydhe” do të dhurojë spektakël sot në qiell
Aktualitet

Bëhuni gati! “Hëna Luleshtrydhe” do të dhurojë spektakël sot në qiell

14/06/2022
Fenomeni ‘Hëna e Përgjakur’! Ja ku do të shihet eklipsi i rrallë për gati 1 orë!
Bota

Fenomeni ‘Hëna e Përgjakur’! Ja ku do të shihet eklipsi i rrallë për gati 1 orë!

12/05/2022
Lajm i rradhës
Shtatë sekretet e vitit 2020

Shtatë sekretet e vitit 2020






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Ngërçi në prodhim, çmimet e patates dhe qepës po qëndrojnë 25% më të larta në këtë sezon

02/06/2023
Aktualitet

Jepet pretenca për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka

02/06/2023
Aktualitet

Euro bie me ritme të shpejta, kalon edhe kufirin e 109 lekëve

02/06/2023
Aktualitet

Skandali/ Oferta 2.4 mln euro më e lartë fiton tenderët për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

02/06/2023
Lifestyle

Aktorja e famshme poston foto nudo, shikoni si reagon vëllai i saj

02/06/2023
Aktualitet

18-vjeçari i vuri flakën banesës së ish- vjehrrit të motrës, zjarri rrezikon jetën e banorëve

02/06/2023
Aktualitet

Kurti publikon emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri të Kosovës

02/06/2023
Politikë

Berisha denoncon skandalin në Kamëz: Komisionerja e Ps voton për qyterarin( VIDEO)

02/06/2023
Aktualitet

Shtyhet rritja e pagave, qeveria nuk paguan shtesën e prillit dhe majit për administratën

02/06/2023
Bota

Studimi/ Këto janë arsyet përse ndodhën përmbytjet në Itali

02/06/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In