zoom

Politikë

Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së, çfarë do të diskutohet

Nis mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur në seli.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do jenë analizat mbi zgjedhjet e 6 marsit dhe ku do votohen ndryshimet e propozuara në Asamblenë e kësaj partie.

Po ashtu do flitet mbi krizën ekonomike dhe nismën e qeverisë ‘Këshillimi Kombëtar’. Kjo mbledhje bëhet një ditë pasi SPAK kërkoi qe të hiqej imuniteti i deputetit të PS Alqi Bllako, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, dhe nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet dhe për këtë çështje.

Kujtojmë se Allqi Bllako ka njoftuar se do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë dhe më pas do të dorëzojë mandatin në Kuvend.