zoom

Politikë

Nis mbledhja e KQZ, dy grupet në PD kërkojnë regjistrimin në zgjedhje

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku pritet të bëhet edhe regjistrimi I Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Fillimisht në mbledhje u miratuan vendimet për regjistrimin e Partisë Socialiste dhe Partisë së Lirisë.

Tashmë ka filluar seanca publike për regjistrimin e Partisë Demokratike.

Ashtu sic edhe pritej, KQZ është para një vendimarrje të vështirë, pasi të dyja palët në PD, ajo e drejtuar nga Sali Berisha dhe ajo e drejtuar nga Lulzim Basha kërkojnë regjistrimin në zgjedhje.

Përfaqësuesit e dy grupimeve brenda PD-së kanë pretenduar secili se janë ata përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike.