Aplikacion
Në pranga ranë Klajdi Serjani, nip i Pajtim Serjanit, dhe Euxhenio Manushi, djali i këngëtarit të njohur Ad Sybardhi.
Ata u kapën me 1 pako me kokainë, me vlerë tregu 270 mijë euro.
Por kush është Pajtim Serjani, nipi i të cilit u arrestua sot?
Ai rezulton i arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.
Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014.
Në vitin 2015 Serjanit iu bë atentat të Rruga e Kavajës. Ai lëvizte në Tiranë me makina të blinduara, ndërsa njihet si miku i Emiljano Shullazit.
Në shtator 2017 policia i sekuestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.