Aplikacion
Komisioni Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit TIMS, po zhvillon mbledhjen e parë të tij, nën drejtimin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Gjatë mbledhjes, nënkryetari Toni Gogu, propozoi deputetin Xhemal Qefalia si sekretar të këtij komisioni, teksa u bë edhe konstituimi.
Propozimi u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët. Ndërkohë Gogu i kërkoi kryetarit Ervin Salianji që t’i përmbahen objektit për të cilin është votuar në Kuvend, ngritja e këtij komisioni hetimor.
Kreu i Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, Ervin Salianji, tregoi edhe listën e zyrtarëve të lartë që do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor.
Gjatë mbledhjes, Salianji tha se midis emrave që do të thirren për dëshmuar është edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Shumica e atyre që do të thirren janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Lista:
-Edi Rama
-Taulant Balla
-Muhamet Rrumbullaku
-Florian Sulejmani
-Bledar Çuçi
-Gledis Nano
-Ardi Veliu
-Zef Laska
-Neritan Nallbati
-Dorian Tola
-Ervin Muça
-Ervina Gjana
-Besjan Tanuzi
-Enri Ndoni
-Ardit Muça
-Elona Gogo
Gjithashtu mund të thirren për të dëshmuar:
-Erladin Ndreca
-Enkli Hoxha
-Ergis Hidri
-Lubica Dervishaj
-Luljeta Collaku
-Albana Vrapi
-Arben Babaj
-Ervis Hysi
-Ermal Beqiri
-Nevila Xoxa
/ZOOM.AL/