zoom

Aktualitet

Ngjarje tragjike në Tiranë/ 56-vjeçari pritet në kokë me gurë fleksibël

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Një 56-vjeçar vdiq tragjikisht teksa po riparonte tamburet e makinës me gurë fleksibël.

Gjatë procesit të punës, ai është prerë me gurë fleksibël në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.