zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Roja i parkingut gjuan 30-vjeçarin. I riu bie pa ndjenja (EMRAT)

Një sherr për motive banale u regjistrua këtë të diel në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.

Një 35-vjeçar, i identifikuar si Gledian Daullçiu, që punonte si roje në një parkin në zonë, u konfliktua me 30-vjeçarin Endri Mera.

Gjatë debatit, roja e goditi të riun me bërryl në fytyrë dhe për pasojë, 30-vjeçari ra pa ndjenja në tokë.

Endri Mera u dërgua në spital, ku ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa Gledian Daulliu u arrestua.

Konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për një vend parkimi.