zoom

Slider

Ngjarje e rëndë në Tiranë, digjet një person

Një person i pastrehë ka marrë flakë nga pakujdesia mbrëmjen e sotme te bulevardi “Zhan D’ark”.

Si pasojë e flakëve, personi i pa identifikuar ka ndërruar jetë.

Ndonëse në ndihmë të tij ka ardhur policia dhe zjarrfikësit, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar autoritetet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Dyshohet se ndonjë cigare apo diçka e ndezur ka qenë shkaku i zjarrit.

“Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.