zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 68-vjeçarja bie nga kati i 6 dhe vdes. Po pastronte dritaren

Një 68-vjeçare humbi jetën tragjikisht këtë të enjte në Tiranë.

Referuar policisë, ajo ra aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte.

Në momentin e ngjarjes, 68-vjeçarja po pastronte dritaret e shtëpisë, kur dyshohet se ka humbur kontrollin, duke rënë nga lartësia.

Ajo ndërroi jetë në vend si pasojë e dëmtimeve të rënda që mori në trup.