zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Finiq/ Banesa merr flakë, 90-vjeçari ndërron jetë nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Finiq, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë ka ndërruar jetë se pasojë e asfiksisë 90-vjeçari Thanas Çakulli.

Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa bëhet me dije se ai jetonte i vetë.

Uniformat Blu ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për rastin.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e rëndë

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.