zoom

Aktualitet

Nga videoja shqetësuese për ushtrinë greke te shoqërimi me VIP-a! Rrethi i djemve ku ndodhi vrasja në Tiranë

27-vjeçari Mehmet Qema mbeti i vdekur mbrëmë nga plumbat e pistoletës së shokut të tij në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Marius Dema qëlloi për shkaqe ende të paqarta me pistoletë në drejtim të Qemës duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta më parë u njoftua se Dema është dorëzuar në polici, bashkë me një shok tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e krimit.

Bëhet fjalë për Frenkli Myftarin, i cili me ndërhyrjen e familjarëve është bindur që të paraqitet bashkë më Demën në polici.

Por, grupi i djemve në fjalë, shokë me disa reperë të njohur në vend nuk janë fare të panjohur edhe për publikun në Shqipëri si edhe Greqi.

Janarin e këtik viti, qarkulloi në media një video e postuar në Instagram, pikërisht nga Frenkli Myftari, i cili mesa dukej kishte patur rol drejtues në një prej togave të ushtrisë greke në një repart. Në video, Myftari përshëndeste shokët e tij në lagjen “5 Maji”, një pjesë e të cilëve ishin ulur mbrëmë në tavolinën ku u vra Mehmet Qema, i njohur si “Tallman” në rrjetet sociale, të cilin Frenkli Myftari e përmend në video. Krahas viktimës, Myftari përmend edhe Marius Demajn, autorin e dyshuar të vrasjes dhe shokë të tjerë.

Videoja e publikuar para disa muajsh nga Myftari shkaktoi mjaft shqetësim në ushtrinë greke dhe ndaj tij dhe një tjetër të riu u morën masa disiplinore.

Mehmet Qema, i riu që mbeti i vrarë një nat më parë në Tiranë ka pasur njohur me disa emra të njohur të botës së artit. Së fundmi ai kishte publikuar këngën më të fundit të reperit Marin, të cilin e promovonte jo pak herë.

Qema shfaqej shpesh krah tij në rrjetet sociale por edhe me emra të tjetër të njohur si moderatori Meriton Mjekiqi.

27-vjeçari kishte njohje edhe me reperët Majk, Mozzik dhe Gettinjo. Ndërkohë një ditë më parë postimi i tij i fundit ka qenë intervista e këtij të fundit në emisionin e moderuar nga binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.

Ndërkohë në një foto të publikuar nga vetë viktima në rrjetet sociale katër ditë më parë, ai shfaqet mes shokëve të tij, krah për krah me autorin e dyshuar Marius Dema ku duket edhe reperi Meriton Mjekiqi i cili shoqërohej shpesh me djemtë.

Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti.