zoom

Stil

Nga varfëria, te droga dhe korrupsioni! Analiza e Luizit për Shqipërinë brohoritet në rrjet

Një analizë e shpejtë socio-politike e Luiz Ejllit me banorët e tjerë të “Big Brother VIP Albania” është përkrahur, shpërndarë dhe duartrokitur nga përdorues të shumtë të rrjeteve sociale.

Ditën e djeshme, konkurrentët cekën disa tema sociale, që nga rritja e çmimit të apartamenteve, largimi i të rinjve nga vendi apo rruga që ata zgjedhin për të bërë para sa më shpejt.

Luizi, i cili ishte në panelin e improvizuar tha se pjesa më e madhe e të rinjve largohen nga vendi me gomone për të punuar në fushën e trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike. Ai shtoi se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të frikshme, ndërkohë që qytetarët vuajnë për gjërat minimale.

“Pjesa më e madhe dhe në masë ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Evropës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty ku nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush. Kjo është shqetësuese. Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di. Fajin ta mbajë kush ta ketë. Kështu shkon ky muhabet. Më keq nuk ka qenë ky vend dhe është fakt. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton? Nga dalin këto kompani? Përditë duke lulëzuar këto kompani. Bëhet rruga me 2 milionë euro metri katror. Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frikshme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Ato që vijnë nga studimet jashtë, prapë ato me gishta, ato që kanë lidhje me politikën, kanë vende pune. Prandaj në Shqipëri bëhen makiatot më të mira se i ke të gjithë kamarierët me diploma të shkollës së lartë, me juridik. Janë fëmijë të thjeshtë, unë dal nga Big Brother dhe jam dikushi, do e kem vendin e punës, ndërkohë ai që ka studiuar nuk e ka. Këto të tjerët demoralizohen, nuk bëjnë asgjë, shohin Luizin që bën këtë jetë luksi dhe ata duan ta bëjnë këtë jetë brenda 2 muajve, si bëhet brenda 2 muajve duke u marrë me poshtërsira,”- deklaroi ai.

Reportazhe, të dhëna zyrtare, intervista personale apo kronika rë ndryshe kanë treguar vazhdimisht se si minorenë apo të rinj shqiptarë përfshihen menjëherë në trafikun e drogës.

Raporti i vitit 2022 i UNODC-së, zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet e renditi Shqipërinë në vendin e 7-të nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e drogërave.

Një tjetër raport, i publikuar nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) në korrik 2022 konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane. Për të mos folur pëe rritjen në stratosferë të çmimeve të apartamenteve apo krizën ekonomike/ Zoom.al