zoom

Slider

Nga Tirana te Qarabag, Redon Xhixha zbulon emocionet e debutimit: Rroga dhe e dashura nuk tregohen

Nis me sukses aventura azere për futbollistin Redon Xhixha. Sulmuesi shqiptar ka debutuar në fitoren e Qarabag-ut ndaj Shamakhi me shifrat 3-1. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 65 dhe dhuroi një paraqitje pozitive.

Menjëherë pas këtij takimi, Xhixha ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Kur pyetet për rrogën, lojtari e ka të qartë se pagesa dhe e dashuria nuk duhet të nxirren kurrë në publik.

Debutimi te Qarabag – “Ishte kënaqësi dhe u ambientova mirë me ekipin, u kuptova mirë me ta. Mendoja se do të ishte më e vështirë afrimiteti me lojtarët, por më kanë pritur shumë mirë të gjithë”.

Ambientimi me qytetin – “Nga shtëpia ku jetoj deri te fusha e stërvitjes është rreth 20 minuta larg me makinë. Pas stërvitjes kthehemi në shtëpi. Në këtë javë të parë përdor GPS për të gjetur rrugën e stërvitjes”.

Ansi Agolli – “Ai ishte një legjendë këtu, jo vetëm futbollist, e donin shumë. Shpresoj që një ditë të më duan edhe mua sa donin Agollin”.

Biseda e parë me trajnerin – “Në ditën e parë më tha: “Besojmë te ty, të kemi parë dhe të kemi ndjekur. I pëlqejmë aftësitë e tua dhe ke gjithë besimin tim”. Edhe sot më përgëzoi për ndeshjen që bëra”.

Rroga te Qarabag – “E di që jemi kurioz ne shqiptarët, por është një shprehje që rroga dhe e dashura nuk tregohen. Nuk kam ardhur për para këtu, por e shoh si një mundësi të mirë për të shkuar edhe në një ekip më të mirë”, tha Xhixha. /zoom.al/