zoom

Stil

Nga stresi, te meditimet dhe frymëzimi: 10+ aplikacionet më të mira për të mbajtur trurin aktiv

Pavarësisht nëse jeni duke pasur probleme me rutinën e punës nga shtëpia ose ndiheni të mbingarkuar nga stresi i përditshëm, të mbash mendjen aktive mund t’ju ndihmojë të jeni më të qetë. Qëndrimi mendërisht aktiv mund të zvogëlojë gjithashtu rrezikun për stres me kalimin e kohës.

Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, mbajtja e trurit aktiv është bërë më e rëndësishme se kurrë. “Qëndrimi i zënë na ndihmon të përqendrohemi ‘këtu’ dhe ‘tani’ dhe na largon nga shqetësimet tona,” tha për Healthline Dr. Divyansu Patel, një specialist i psikiatrisë.

Aplikacionet, të cilat mund të variojnë nga zgjidhjet e puzzle-ave deri te mësimi i gjuhëve të reja, mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e përditshme. Sam Nabil, terapist në Naya Clinics, thotë se disa studime theksojnë se praktika e të mësuarit të një gjuhe të re kontribuon në plasticitetin konjitiv dhe përmirëson aftësinë e trurit për të përthithur informacione të reja.

Më e mira në përgjithësi: Lumosity

Më e mira për opsione falas: Duolingo

Më e mira për reduktimin e ankthit: Calm

Më e mira për forcimin e aftësive njohëse: PsychologyCompass

Më e mira për meditimet: Headspace

Më e mira për reduktimin e stresit: Ten Percent Happier

Më e mira për vetëdije: Insight Timer

Më e mira për frymëzim: TED

Më e mira për produktivitetin: Forest

Më e mira për lidhje: Words With Friends

Më e mira për puzzle-it: Chess – Play and Learn