zoom

Aktualitet

Nga Rudina Hajdari tek Murrizi, dështuan në zgjedhje kush janë deputetët që shijojnë seancat e fundit

Zgjedhjet e 25 prillit kanë sjellë surpriza të mëdha. Përvec rezultatit të zgjedhjeve, surprizë ishte dhe zhgënjimi i disa politikanëve të cilët trumbetuan fushatën e tyre parazgjedhore duke pretenduar fuqishëm një ulëse në kuvend, por që nuk ia dolën dot.

Kujtojmë se të martën e 4 majit do të zhvillohet seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në këtë seancë plenare do të jenë të pranishëm dhe deputete e opozitës parlamentare të cilët dështuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Kostaq Papa, Andi Përmeti, Kujtim Gjuzi, etj, do të shijojnë tashmë seancat e fundit plenare në statusin e deputetit. Ndërkohë Ralf Gjoni është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që nuk do të jetë më pjesë e kuvendit, pasi ai u tërhoq dhe nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sa vota morën në zgjedhje.

Rudina Hajdari  523 vota kandidate në qarkun e Elbasanit

Myslym Murrizi 1185 vota në total, në Elbasan 57 vota, në Fier 556 vota, në Korçë 109 dhe në Tiranë 463 vota. Në total 1185 vota.

Kujtim Gjuzi 3 vota kandidat në qarkun e Durrësit

Andi Përmeti 128 vota kandidat në qarkun e Korçës

Kostaq Papa    13 vota kandidat në qarkun e Tiranës

Selami Jenishehri 13 vota kandidat në qarkun e Tiranës

Adriatik Alimadhi 153 vota kandidat në disa qarqe

Edmond Stojku 388 vota.