zoom

Bota

Nga Rama, te Vuçic/ Erdogan merr urime për fitoren

20 vite në pushtet, Rexhep Tajip Erdogan ia doli ta zgjasë edhe me pesë vite të tjera qëndrimin e tij në krye të Turqisë, duke mundur në balotazh rivalin Kemal Kiliçdaroglu me rezultatin 52% përballë 48% të votave.

Për këtë fitore, Erdogan ka marrë edhe urimet e para nga liderët botërorë. Mes tyre, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” një foto të Erdogan me mbishkrimin: Urime për fitoren zoti President!

Presidenti i Serbisë nga ana tjetër, Aleksandër Vuçiç, zgjodhi këto fjalë uruese: “Urime mik i dashur. Pres të forcojmë më tej marrëdhëniet tona”.

Erdogan u urua edhe nga kryeminsitri hungarez, Viktor Orban, sipas të cilit fitorja ishte e padiskutueshme.

Fitorja e Erdogan u përshëndet edhe nga Emiri i Katarit Tamim Bin Hamad

“Vëllai im i dashur Recep Tayyip Erdogan, urime për fitoren tënde dhe të uroj suksese në mandatin tënd të ri”, shkroi ai në “Twitter”.