zoom

Politikë

Nga korrupsioni dhe demokracia, te marrëdhëniet SHBA-Shqipëri/ Ç’pritet të deklarojë sonte Yuri Kim

Nga 100-vjetori i marrëdhënieve midis SHBA-së e Shqipërisë, deri te rëndësia për t’u përballur me ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minojnë demokracinë, këto janë vetëm dy prej shumë temave rreth të cilave pritet të flasë gjerë e gjatë Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në Euronews, në orën 20:45, Kim do të diskutojë rreth temave të nxehta që prekin vendin tonë, rajonin por edhe ato që shkojnë më larg, deri në tensionin Rusi-Ukrainë.

Me interes të madh pritet të dëgjohet se çfarë do të deklarojë ambasadorja, lidhur me çështjen e korrupsionit dhe cënimin e parimeve demokratike. Intervista e Yuri Kim-it vjen dy ditë pas deklaratës së Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili deklaroi për “Zërin e Amerikës” se korrupsioni mbetet një problem kryesor në Ballkan, duke paralajmëruar të tjera sanksione.