zoom

Slider

Nga dashuria te paratë. Çfarë ka parashikuar Horoskopi për muajin Maj

Dashi

Muaj mjaft i qetë do jetë ky për ju. Nëse keni një lidhje do jeni të logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara më parë. Partneri gjithashtu do ju bëjë të ndiheni për mrekulli falë surprizave që do përgatisë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të shoqërueshëm dhe do e takoni princin tuaj të kaltër më shpejt nga sa e kishit menduar. Gjërat do marrin një tjetër drejtim pas javës së dytë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk kanë për të munguar. Konsumoni më tepër fruta e perime dhe shmangni gjërat pikante. Me financat do jeni goxha striktë. Pa i bërë mirë llogaritë nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Jeta profesionale ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me arritje. Mundet edhe të ndryshoni pozicionin për të kaluar diku ku do fitoni më tepër.

Demi

Pasi të kalojnë dhjetë ditët e para jeta juaj do jetë më e mirë. Nëse keni një lidhje do tregoheni të duruar me partnerin dhe do ja shprehni akoma më tepër ndjenjat. Harmonia, komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojnë në çdo çast. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Ju beqarët do filloni romanca fantastike në datën 12 ose 14. Gjithçka ka për të qenë më ndryshe më pas. Gjendja shëndetësore herë pas here do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të bëni kontrolle sa më shpejt që të mundeni. Kështu do shmangni edhe të papriturat. Në planin financiar do duhet pak kohë derisa gjendja të stabilizohet. Rëndësi ka që gjatë gjithë muajit nuk do keni vështirësi të mëdha. Në punë do gaboni rëndë po u treguat të paduruar. Vetëm me qetësi dhe me plane arrihet më lehtësisht objektivi.

Horoskopi për ditën e sotme, 1 maj 2023

Binjakët

Ky do jetë një muaj pozitiv dhe i mbushur me momente të bukura. Mundohuni ta shfrytëzoni sa te mundni pranë personave të dashur. Nëse keni një lidhje do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do thoni gjëra të pamenduara. Ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do keni më tepër fat ta gjeni princin e kaltër gjatë dy javëve të para, më pas rastet do jenë më të pakta. Shëndeti nuk do jetë i keq nëse nuk mbani dieta strikte dhe nëse kujdeseni si duhet. Për të ruajtur financat të qëndrueshme do iu lejohet të merrni edhe para hua ose të pranoni ndihmat e pakushtëzuara të familjareve. Në pune do jeni më të qartë në mendime dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Në çdo debat me shefat do keni argumente të forta dhe do i bindni ata në çdo moment.

Gaforrja

Ky nuk do jete një muaj i qetë as për jetën familjare, as për atë sentimentale dhe as për jetën shoqërore. Do kaloni vështirësi të ndryshme të cilat me vone do ju bëjnë më të fortë. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që javët e para të kaloni një krizë të vështirë. Po nuk u treguat të logjikshëm dhe po këmbëngulët gjithmonë për t’u bërë çdo gjë që doni do keni probleme serioze. Shëndeti herë pas here do ketë probleme. Javën e parë bëni kujdes me ushqimet dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Nga java e dytë e në vijim situata do përmirësohet dalëngadalë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do kryeni shpenzime të pamenduara. Në punë do jeni të vendosur të ndiqni rrugën e drejtë për të arritur qëllimet tuaja. Nëse jeni ekonomistë do jeni më të privilegjuar.

Luani

Ky do jetë muaji i pajtimeve dhe i uljes së tensioneve. Do jeni më të hapur ndaj diskutimeve të qeta. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë do përmirësohet pas javës së parë. Do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër tashmë dhe do doni ta ndryshoni sa më parë rutinën. Ju beqarët do bëni mirë të jeni më përzgjedhës dhe jo të pranoni ftesën e parë që do ju bëhet. Duke parë shumë do bëni zgjedhjen më të mirë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë, por e shkëlqyer. Do keni gjithë energjinë dhe dinamizmin e duhur. Nuk pritet të prekeni as nga virozat e stinës. Në planin financiar do ju duhet me të vërtetë goxha mund dhe sakrifica për ta stabilizuar sa më parë situatën. Mirë është që këto çështje të mos ua besoni miqve. Në punë duhet t’i mendoni gjërat me kujdes para se të veproni dhe të mos rrezikoni së tepërmi.

Virgjëresha

Do keni diskutime të gjata me familjarët dhe me personat e afërt gjatë këtij muaji. Do i kuptoni gabimet e bëra më herët dhe do mundoheni që t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje mos lejoni që rutina t’iu pushtojë, por bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël që të rindizni atmosferën dhe pasionin. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe do merrni propozime fantastike. Gjithçka do jetë edhe më e bukur nga më parë. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i mirë. Do ndiheni nervozë dhe mund të keni probleme me stomakun. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike. Në punë gjërat do marrin një tjetër drejtim. Të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani do japin rezultatet e veta. Edhe gjërat që dikur iu janë dukur të vështira do arrihen.

Peshorja

Nëse doni që ky muaj t’iu ecë sa më mirë duhet të keni më tepër besim tek vetja. Në jetë shumë gjëra mund të duken të pamundura, por nëse nuk tentoni nuk mund ta dish kurrë në mund t’ia dalësh apo jo. Nëse keni një lidhje jeta juaj në shumë momente do lërë për të dashuruar pasi të dy palët do doni që gjithçka t’iu ecë siç doni. Toleroni më tepër dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do e merrni çdo gjë shtruar dhe nuk do kërkoni me ngulm një lidhje. Gjithsesi rreth mesit të muajit mund të merrni propozime të jashtëzakonshme. Shëndeti nuk do jetë problematik aspak dhe do keni mjaft energji. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë ato do jenë të kënaqshme për të përmbyllur nevojat. Në punë do jeni realistë dhe do i merrni gjërat shumë shtruar. Do ecin përpara me planet.

Akrepi

Gjate këtij muaji do ndodhin ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj dhe ato do ju bëjnë të reflektoni. E gjithë jeta do ju kalojë para syve dhe do i kuptoni edhe disa gabime që keni bërë. Për ju të dashuruarit do zhduken të gjitha dyshimet dhe mosmarrëveshjet dhe dielli do ndriçojë pafund. Nëse jeni beqarë do preferoni të keni njohje sa për t’u argëtuar dhe nuk do preferoni të filloni lidhje serioze. Dëshirat do ju plotësohen më shpejt nga sa mendonit. Shëndeti në shumë raste do ketë shqetësime të vogla, por nuk duhet ta lëshoni veten. Fatmirësisht do jenë gjëra jo serioze dhe kalimtare. Shpenzimet kanë për të pasur tronditje të mëdha. Në disa momente mund të gjendeni edhe në vështirësi. Java e dytë dhe e tretë do kërkoni më shumë vëmendje në punë. Mos i besoni askujt dhe reflektoni gjatë para se të merrni vendime.

Shigjetari

Jeta juaj këtë muaj do marre një tjetër rrjedhë. Do fokusoheni edhe me shumë tek jeta profesionale dhe në disa momente mund t lini çdo gjë tjetër pas dore. Ju që keni një lidhje mundohuni që për çdo shqetësim të flisni hapur me partnerin në mënyrë që të mos ju ndërlikohen gjërat. Mundohuni që në disa momente të bëni edhe surpriza sepse ato do ua shtojnë rrahjet e zemrës. Ju beqarët nuk do e keni mendjen aspak të joshni ndonjë person, por çdo gjë do ju ndodhë si me magji. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla. Kujdesuni më shumë për imunitetin e për lëkurën. Financat dy javët e para nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por më pas çdo gjë do normalizohet e madje mund të ketë edhe përmirësime. Puna do ecë me ritme shumë të shpejta dhe të gjithë do mahniten nga performancat që do arrini.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji do ju duket shpesh sikur nuk jeni në rrugën e duhur e sikur keni gabuar. Mundohuni të tregoheni më të qetë për gjithçka dhe të mos nxitoheni. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi të ndiheni jashtëzakonisht mirë dhe më të dashuruar se asnjëherë. Ndjenjat do i shprehni pafundësisht dhe me mënyra nga më të veçantat. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër kur të shkoni nëpër festa sepse atje keni për të njohur personat e përshtatshëm. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë shqetësime serioze, përveç ndonjë dhimbje koke, barku apo shpine, por pa pasoja. Buxheti në shumë momente do jetë i trazuar. Nuk duhet të shpenzoni asnjëherë pa bërë llogari sepse papritur mund të gjendeni me xhepat bosh. Në punë do jeni më të pavarur dhe do arrini të realizoni një projekt shumë interesant që do iu hapë shumë dyer.

Ujori

Këtë muaj do kaloni momente të bukura dhe do merrni surpriza të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit dhe komunikimi nuk do shkëputet për asnjë moment. Ju beqarët nuk duhet të jeni të palogjikshëm dhe tekanjozë sepse keni për të humbur persona me shumë vlera. Koha ikën shpejt dhe nuk kthehet më pas. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Mund të keni shqetësime në disa pjesë intime dhe duhet të merrni shpejt masa. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me tendencën megalomane për të shpenzuar sepse gjendja do përkeqësohet sa hap e mbyll sytë. Në punë mundohuni të jeni sa më diskrete dhe të mos ia thoni askujt projektet apo zgjidhjet që keni në mendje.

Peshqit

Këtë muaj duhet t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nga ana tjetër do njiheni me persona të rinj të cilët do kenë ndikim të madh tek e ardhmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lire dhe më të pavarur se asnjëherë më parë. Nga java e dytë mund të filloni edhe një projekt të përbashkët me partnerin dhe do keni më tepër besim tek ai. Ju beqarët mund të realizoni takime në rrethin profesional, të cilat mund t’ua ndryshojnë edhe jetën sentimentale. Shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe do keni energji të pashterueshme. Kujdes duhet të bëni vetëm me sytë duke shmangur qëndrimin gjatë para ekraneve. Financat do kërkojnë pak më tepër vëmendje që të mos bëhen problematike. Në punë, deri në datën 11, do i keni të gjitha mundësitë për të përmbyllur disa projekte gjigande. Në tërësi do jete muaj i begatë./ Zoom.al