zoom

Sport

Nevil Dede rikthehet te Tirana

Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana. Ky është njoftimi zyrtar që vjen nga klubi i Tiranës nëpërmjet faqes zyrtare.

Pas eliminimit nga kupa e Shqipërisë nga ekipi modest i Korabit, presidenti Refik Halili mori vendimin e menjëhershëm për largimin e trajnerit që i dha titullin kampion, Emmanuel Ego.

“Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës”, thuhet në një njoftimin zyrtar.