zoom

Aktualitet

Nesër kufizohet qarkullimi në doganën greke, çfarë duhet të keni parasysh

Në doganën greke nesër nuk do të qarkullohet si normalisht.

Punonjësit kanë njoftuar grevë më 28 shkurt dhe për pasojë, për qarkullimin e mjeteve do të ketë kufizime drastike.

Nga ora 08:00 deri në 24:00, përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi.

Nga ana tjetër, qytetarët do të kenë mundësi të kalojnë lirshëm.