zoom

Politikë

Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës, Rama: Sikur dikush e kishte mallkuar këtë projekt, por Baca Behgjeti…

Gjatë nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina.

Rama tha se procesi ishte i mbushur me nervozizëm dhe zhgënjim dhe dukej sikur dikush e kishte mallkuar.

“Ky për mua është një moment shumë më i rëndësishëm se vaksina. Më jep mundësi të buzëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë aq të gjatë me pengesa aq të shumta, saqë Belinda e di shumë mirë që në momente të caktuara fillova të them s’ka mundësi ka një mallkim dikush e ka mallkuar këtë projekt, sepse sapo ngjishnim një problem lindte një tjetër.

Procesi i mbushur me nervozizëm dhe zhgënjim. Ka qenë një histori për t’u bërë libër historia e rrugës tona për të ardhur deri këtu që në fillim.

Por në fund Baca Behgjet e di se kush bën biznes do t’ia dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në proces ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë që industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale.

Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën. Gara u pezullua për t’u hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale, kështu kompanitë s’mund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye.

S’ka pasur kënaqësi më të madhe kur Belinda më ka thënë se Baca Behgjet ka hyrë në garë dhe ka qenë një arsye më shumë për ta falenderuar”, tha Rama.