zoom

Aktualitet

Nënë Liza hedh në Gjyq Erion Veliajn dhe Mariglen Qaton, ja për çfarë i akuzon

Nënë Liza Marku, simboli i rezistencës së banorëve të “5 Majit” ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për veprën penale “shkatërrim i pronës publike” dhe “shpifjes”.

Për të njëjat vepra penale ajo ka kallëzuar edhe kryetarin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qaton. Nënë Liza ka dorëzuar sot kallëzimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ajo prej disa kohësh tashmë ka qenë në vemendjen mediatike për rezistencën që bëri në prishjen e banesave në zonën e “5 Majit”, si pjesë e projektit për rindërtimin.

Ndërsa duket se rezistenca vazhdon ende pas kaq muajsh, duke kërkuar një zgjidhje për prishjen e shtëpisë dhe kompensimin e saj./ zoom.al/