zoom

Aktualitet

Nën hetim 24-vjeçari që përplasi eskortën e Berishës

24-vjeçari nga Prishtina që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku u përfshi makina e eskortës së ish kryeministrit Sali Berisha do të hetohet nga Prokuroria Kurbinit.
Policia e Lezhës tha sot se ndaj tij është ngritur akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas bluve, 24 vjeçari ishte duke drejtuar një automjet “Benz” dhe “ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit Sali Berisha”.

 

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.