zoom

Bota

Negociatori i Ukrainës: Referendumi i neutralitetit mund të zgjasë të paktën një vit

Mund të duhet të paktën një vit që Ukraina të mbajë një referendum për neutralitetin e saj, sipas kreut të delegacionit të Ukrainës në bisedimet e paqes me Rusinë.

Neutraliteti ukrainas është një kërkesë kryesore ruse për t’i dhënë fund luftës. Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se është i hapur ndaj kësaj ideje, me kusht që Ukraina të marrë garanci sigurie.

Në një intervistë televizive, negociatori ukrainas David Arakhamia tha se një vendim i tillë duhet të merret përfundimisht nga populli i Ukrainës, në vend të politikanëve, në një referendum kombëtar.
Shpallja e neutralitetit, tha ai, do të kërkonte tre milionë nënshkrime për t’u regjistruar.

“Kjo është një procedurë e madhe që nuk mund të zhvillohet jashtë territorit paqësor,” tha ai.