Aplikacion
Bajrami dhe Ismajli e nisën nga minuta e parë. Roma ishte e papërmbajtshme, duke shënuar 4 gola në harkun kohor të 13 minutave. Fillimisht Abraham në 23’, e pastaj Mancini në 33’, Oliveira në 35’ dhe Zanilo në 37’.
Empoli u mundua shumë në pjesën e dytë dhe u fut në lojë, teksa fillimisht në 55’ ngushtoi me Pinamontin. Ndërsa në 72’ Bajrami realizon të dytin, duke hapur ndeshjen. Goli i gjashtë personal për fantazistin e Kombëtares shqiptare në Serie A, që për fat të keq, nuk vleu, pasi Roma fitoi 2-4.
Merr fund ankthi në Durrës/ Rrëmbyen nipin 3-vjeçar nga nëna, gjyshja e dorëzon në Prokurori