zoom

Të gjitha

“Johnny Deep, ky fëmijë është i yti “…/ Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit të famshëm ?!

Një grua pretendoi se aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp, është babai i fëmijës së saj, në një paraqitje të papritur dhe tronditëse gjatë gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard. Megjithatë, e gjithë ngjarja duket se nuk ka qenë gjë tjetër veçse një shaka.

Momenti ka ndodhur teksa gjykata ishte në prag të shtyrjes për pushimin e rregullt të mëngjesit. Kamerat ishin fikur dhe kështu nuk e kapën momentin, por gazetarët dhe fotografët ishin ende në sallën e gjyqit dhe u bënë dëshmitarë të asaj që ndodhi.

 “Papritur, kjo grua … ngrihet në pjesën e pasme të sallës së gjyqit me fëmijën e saj dhe thotë “Johnny të dua, shpirtrat tanë janë të lidhur”, -rrëfeu Angenette Levy, gazetare, duke shtuar se Depp iu drejtua gruas përpara se gjërat të bëheshin edhe më të çmendura. “Ajo e mbajti fëmijën dhe tha: “Ky fëmijë është i yti”, tha Levy. Gruaja më pas u nxor menjëherë nga gjykata.

Në videon e “Law & Crime”, gruaja që bëri deklaratën mund të shihet larg në sfond me karrocën e saj të fëmijës duke folur me dikë, me sa duket për incidentin. Gruaja më vonë tha se e gjithë kjo ishte një farsë. Ajo tha se e diskutoi skenën e saj të planifikuar me bashkëshortin e saj. “Ata menduan se ishte një shaka dhe menduan se do të ishte qesharake. Johnny Depp nuk ka një fëmijë të tretë”, tha Levy./L.K

/Zoom.al