Aplikacion
Kënga e saj më e re, një remix ka ardhur para pak kohësh në bashkëpunim me artistin e madh që mban titullin “Cold Heart”.
View this post on Instagram
Ky bashkëpunim ka arritur të ngjitet në krye të tabelës dhe është projekti i dytë i Sir që ka zënë vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.
“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Sir Elton John duke folur me prezantuesin e Big Top 40, Will Manning.
Kujtojmë se Dua ishte pjesëmarrëse tek festa e përvitshme e Elton John pas çmimeve “Oscars”, e cila u transmetua onine. I gjithë ky organizim u mbajt për të mbledhur para për fondacionin e artistit që ndihmon të prekurit nga SIDA.
Përkrah artistit të famshëm performoi edhe Dua Lipa, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Artistja shqiptare nuk veshi vetëm një fustan për mbrëmjen, por dy të punuar nga “Balenciaga”. Fustani i parë ishte shumë i ndritshëm dhe e kishte shoqëruar me bizhuteri të njëjta dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa fustani i zi ishte në ngjyrë të zezë, që ishte i ngushtë deri në pjesën e këmbëve dhe poshtë vinte i fryrë.
Pas performancës që u pëlqye shumë nga publiku, Dua Lipa shkroi dy fjalë për artistin. Ajo ka falenderur John që e zgjodhi për të kënduar përkrah tij në eventin, që mblodhi më shumë se 2 milionë paund për kauzën e madhe.
“I dashur Elton, faleminderit që më zgjodhe mua për të performuar përkrah teje ditën e djeshme. Një nder i vërtetë dhe një ëndërr e bërë realitet që performova me ty për një kauzë kaq të jashtëzakonshme. Vazhdoj të buzëqesh nga veshi në vesh dhe nuk do e harroj kurrë këtë moment, veçanërisht që këndova me ty Bennie and The Jets dhe Love Again. Të dua!!!”, ka shkruar Dua për Elton John.
Kërcënoi Kanadanë me tarifa, Trudeau udhëton me avion privat në Mar-a-Lago, darkon me Trump