zoom

Politikë

Në sy të Bashës, socialisti gris teserën e PS-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë të Paskuqani, i cili u prit me entuziazmin e zakonshëm të banorëve dhe të simpatizantëve. Votues të majtë që i bashkohen PD, kishte edhe në këtë zonë të Tiranës, të cilët nuk nguruan t’i shprehnin mbështetje Bashës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam një anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot dhe si anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot nuk kam gjet ndonjë mirësi as për komunitetin as për veten, as për gjë. Edhe unë sot kam vendosur t’i bashkohem Partisë Demokratike. Të bashkohem ty që të vazhdojmë rrugën përpara, me ndryshimin siç foli dhe ambasadorja Amerikane. Për ndryshim e jo për kriminel. Unë sot në prezencën tënde do ta grisë këtë teserë partie se s’ka vlerë më për mua”, u shpreh Petrit Marku.

“Unë jam një socialist dhe një votues tradicional i së majtës dhe në rast se deri dje ishte nevojë, sot është domosdoshmëri për ndryshim. Sepse premtoi vende pune dhe largoi rininë të gjithë, premtoi ngjallje ekonomike solli krizë, premtoi vende pune dhe bëri atë që bën, premtoi shëndetësi falas dhe solli… dhe unë them që nëse sot nuk bëhet ndryshimi pastaj faji është i joni”, tha Nazmi Xhepa.